Lumnije Beqiri, pronare e “Kroi i Sveqlës”

Kroi i SveqlësLumnije Beqiri është ‘zëdhënesja’ e një grupi grash që kanë në Podujevë një biznes të përpunimit të frutave dhe perimeve.  “Gjithnjë e kam patur idenë të filloja linjën time të përpunimit të frutave dhe perimeve.  Por nuk dija se si dhe nuk kisha para të mjaftueshme për t’ia nisur” thotë ajo.  Një ditë, Lumnija dëgjoi për trajnimin e ofruar nga KOSVET6, u regjistrua dhe mësoi shkathtësi praktike, si për shembull si të bëjë një plan biznesi.

Që nga janari 2011, Lumnije dhe katër ‘motrat’ e saj të biznesit: Shaha Kaçanolli, Mersima Lugolli, Ramize Rexhepi dhe Nafije Ajeti udhëheqin biznesin e prodhimit dhe shitoren ‘Kroi i Sveqlës.”  Organizata Women for Women International në Kosovë i ka dhuruar Ramizes një serë, ku pesë gratë rrisin perimet që i përdorin për turshi dhe përpunim, si  speca, domate, tranguj dhe spinaq.

Lumnije Beqiri, pronare e 'Kroi i Sveqlës'“Ne punojmë shumë, por nuk është e lehtë.  Edhe pse kemi mjaft klientë besnikë dhe kemi shkuar në disa panaire për të shitur produktet tona, fitimi është ende i ulët.  Ne fitojmë mesatarisht €70 në muaj secila.  Babai i njërës prej nesh na ka lejuar të përdorim shitoren pa qira për gjashtë muaj.  Shpresojmë se biznesi ynë do rritet, sidomos tani që është sezoni i specave dhe të mund të prodhojmë më shumë ajvar, meqë njerëzit e preferojnë më shumë.  Ajvarin e shesim me €3 kilogramin në kavanoza,” thotë Lumnija.

Planet e Lumnijes për të ardhmen: “Jam e interesuar për më shumë mundësi trajnimi dhe sigurisht, asistencë financiare që të na ndihmojë të shtojmë prodhimin dhe të zgjerojmë rrjetin e grave që punojnë me ne.”

Këshilla e Lumnijes për ndërmarrësit e ardhshëm: “Kur të vendosni të merrni hapin e t’ia nisni biznesit, shfrytëzoni sa më mirë përkrahjen e shokëve dhe familjes.”

 

Entrepreneur Snapshot

article thumbnailAlbana Berisha, pronare e “Speci i Artë”
06/06/2011

Albana Berisha, student e komunikimit masiv në Universitetin AAB Riinvest në Prishtinë, tani drejton një biznes të vogël bashkë me nënën e saj.  Pasi ndoqi një kurs mbi përgatitjen e plani [ ... ]


article thumbnailLumnije Beqiri, pronare e “Kroi i Sveqlës”
06/06/2011

Lumnije Beqiri është ‘zëdhënesja’ e një grupi grash që kanë në Podujevë një biznes të përpunimit të frutave dhe perimeve.  “Gjithnjë e kam patur idenë të filloja linjën time t [ ... ]


article thumbnailValizake Thaçi Celina, portali “Beba Ime” (www.bebaime.com)
06/06/2011

Kur ishte vetë në pritje të fëmijës së saj, Valizakes i ra në sy mungesa e informacioneve mbi shtatzaninë në gjuhën shqipe.  Edhe gra të tjera që ajo njihte kishin të njëjtën sfidë; j [ ... ]


Programi për zhvillim të ndërmarrësisë
Apliko Online




Social Media Follow us on Twitter Find us on Facebook